Zbulohet online një koleksion i madh videosh dhe përmbajtjesh të grupit terrorist ISIS

Shkencë & Teknologji

Zbulohet online një koleksion i madh videosh dhe përmbajtjesh të grupit terrorist ISIS

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Një prej koleksioneve më të mëdha online që i përkasin grupit të vetëquajtur Shteti Islamik, është zbuluar online nga hulumtuesit.

Libraria dixhitale përmban mëse 90,000 pjesë përmbajtjeje dhe ka 10 mijë vizitorë unikë në muaj.

Ekspertët thonë se kjo librari përdoret për të përhapur përmbajtje ekstremiste në internet. Por rrëzimi i saj është i vështirë duke qenë se të dhënat nuk janë ruajtur vetëm në një vend.

Dhe pavarësisht se autoritetet kundër terrorizmit në Britani dhe SHBA janë paralajmëruar për këtë librari, ajo vazhdon të rritet.

Zbulimi erdhi pas vdekjes së liderit të ISIS Abu Bakr al-Bagdati në Tetor të 2019-ës. Atë kohë shumica e postimeve në median sociale në mbështetje të kësaj organizate terroriste përmbanin një lidhje të shkurtër.

Hulumtuesit zbuluan dokumente dhe video në 9 gjuhë të ndryshme. Ato përmbanin detaje të sulmeve në Mançester më 22 Maj 2017, në Londër me 7 Korrik 2005 dhe SHBA më 11 Shtator 2001.

Libraria quhet ndryshe edhe si Caliphate Cache. Të dhënat përhapen përmes një sistem të decentralizuar dhe jo një serveri të vetëm kompjuterike. Kjo gjë e bën të vështirë rrëzimin dhe nxjerrjen offline të saj.

Materiale shtohen në median sociale dhe përhapen përmes llogarive robotike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat