Miliona uebsajte WordPress po sulmohen nga hakerët

Shkencë & Teknologji

Miliona uebsajte WordPress po sulmohen nga hakerët

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 20:45
WordPress

Miliona uebsajte WordPress janë sulmuar këtë javë zbuloi Defiant, kompania pas firewall shumë popullor Wordfence.

Rritja e sulmeve ndodhi në një moment kur u zbulua një problem sigurie zero-ditor në “File Manager”, një shtojcë shumë popullore e WordPress e instaluar në mëse 700 mijë uebsajte.

Problemi zero ditor i jepte akses hakerit në sajtin WordPress duke i mundësuar ngarkimin e të dhënave të dëmshme nëse uebsajti kishte një version të vjetër të File Manager.

Nuk dihet se nga e zbuluan hakerët këtë problem sigurie, por javën e kaluar nisën testimin e uebsajteve me këtë shtojcë. Sulmet nisën ngadalë për u intensifikuan më 4 Shtator ndërsa 1 milionë uebsajteve u vunë në shënjestër.

Në Total Defiant bllokoi sulme kundër 1.7 milionë uebsajteve që nga 1 Shtatori. Kjo shifër është mëse gjysma e uebsajteve që kanë instaluar firewall Wordfence.

Kompania beson se shkalla e sulmeve është më e lartë duke qenë se WordPress është i instaluar në qindra miliona uebsajte.

Lajmi i mirë është e zhvilluesit e File Manager tashmë kanë dërguar një përditësim ku disa e kanë instaluar e disa jo. Duke filluar me WordPress 5.5 pronarët e uebsajteve mund të konfigurojnë përditësimin automatik të shtojcave të WordPress pa qenë nevoja ta bëjnë manualisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat