Vetëm 20 vite kohë për ta shpëtuar planetin, paralajmërojnë ekspertët

Shkencë & Teknologji

Vetëm 20 vite kohë për ta shpëtuar planetin, paralajmërojnë ekspertët

Më: 14 prill 2017 Në ora: 22:55
ilustrim

Njerëzit duhet të reduktojnë emetimin e gazrave në zero para vitit 2040 në mënyrë që ngrohja globale të mos shkojë mbi 1.5 gradë C deri në fund të shekullit, paralajmërojnë shkencëtarët.

Analizat sugjerojnë se përpjekjet për të parandaluar ngritjen e temperaturave në nivele potencialisht të rrezikshme varen shumë nga emetimet negative të gazrave.

Duke komentuar mbi studimin, Profesori Richard Betts, kreu i ndikimeve të klimës në Qendrën ‘Hadley’ të Britanisë, tha se hulumtimi i rëndësishëm nxori në pah sfidat enorme të njerëzimit.

Studimi i ri, i publikuar në gazetën Nature Communications, përfshin faktorët social dhe ekonomik në mesin e shkaktarëve të ngrohjes globale.

Një nga hulumtuesit, Dr. Michael Obersteiner, tha: “Modeli Felix ofron një pamje sistematike unike të gjithë ciklit të karbonit, që është vital për kuptimin e ndryshimit klimatik dhe energjisë në të ardhmen.

Studimi tregon se energjia e kombinuar dhe karboni duhet të arrijnë në nivelin zero para vitit 2040 në mënyrë që të arrihet qëllimi i 1.5C deri më 100”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat