Skandali me të dhënat personale, Zuckerberg do të dëshmojë në Kongres

Shkencë & Teknologji

Skandali me të dhënat personale, Zuckerberg do të dëshmojë në Kongres

Më: 28 mars 2018 Në ora: 07:36
Zuckerberg

Mark Zuckerberg ka vendosur që të dëshmojë para Kongresit amerikan lidhur me skandalin që ka përfshirë Facebook-un pas raportimeve se ky rrjet ka lejuar qasje në të dhënat personale të përdoruesve të tij.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv do të dëshmojë para ligjvënësve mbi rrjedhën e publikimit të të dhënave, si dhe për politikat e Facebook mbi mbrojtjen e privatësisë.

Burime për CNN konfirmojnë se 33-vjeçari ka vendosur që të dëshmojë para Kongresit amerikan brenda disa javësh dhe Facebook po planifikon strategjinë për dëshminë e tij.

Pas zbulimit të skandalit për përdorimin e të dhënave personale, ka filluar një kampanje që thërret në fshirjen e këtij rrjeti social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat