Apple Mac Pro me dizajn të ri arrin vitin e ardhshëm

Shkencë & Teknologji

Apple Mac Pro me dizajn të ri arrin vitin e ardhshëm

Më: 9 prill 2018 Në ora: 13:32
Ilustrim

Apple ka njoftuar më tepër informacione për pajisjen e ridizajnuar Mac Pro, të cilën shumë përdorues po e presin me padurim.

Kompania nga Kupertino konfirmoi se kompjuteri i ridizajnuar nuk do të fillojë të shitet para vitit 2019, transmeton KosovaPress.

Apple po ashtu ka krijuar Pro Workflow Team, i cili do të ndihmojë në optimizimin e harduerit dhe softuerit.

Team përbëhet nga animuesit 3D, krijuesit për përpunimin e videove, muzikës dhe efekteve vizuale. Ky është ekipi i njëjtë që ka avancuar performancat në pajisjen iMac Pro.

Nuk ka informacione shtesë, si dhe as çmim potencial për modelin e ardhshëm të ridizajnuar Mac Pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat