Çfarë ka gjetur NASA në Mars? Do e zbulojë gjatë javës

Shkencë & Teknologji

Çfarë ka gjetur NASA në Mars? Do e zbulojë gjatë javës

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 13:40
Ilustrim

NASA do të mbajë një konferencë për shtyp gjatë javës për zbulimet e saj të fundit nga Marsi.

Në fakt disa detaje kanë dalë për këtë lajmërim të ri misterioz, që do të bëhet të enjten, më 7 qershor.

Vetë NASA është majft e heshtur për atë që ka zbuluar për planetin e kuq, por konfirmohet se ka të bëjë me “rezultatet e reja shkencore nga roveri i Nasa’s Mars Curiosity”.

Curiosity u ndërtua për të mbledhur prova nëse në planetin e kuq ka jetë, ka pasur ujë, dhe studion gjeologjinë dhe klimën e Marsit. Ndoshta “rezultatet e reja shkencore” nga Curiosity lidhen me jetën marsiane.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat