Atentati në Shkodër: Autorët dyshohet se u larguan me motor

Shkodra

Atentati në Shkodër: Autorët dyshohet se u larguan me motor

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:17

Zbardhen detaje nga atentati ndaj Ridvan Hysenit, ndodhur në mes të ditës në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburant.

Policia dyshon se dy autorët e atentatit mund të jenë larguar me motor.

Forcat RENEA dhe FNSh të Shkodrës janë në aksion për arrestimin e të dyshuarve si autorë të krimit, ndërsa janë vendosur postblloqe.

Ora News sjell pamje ekskluzive nga vendi ku u gjet i vrarë 46 vjeçari Ridvan Hyseni.

Atentatorët i kanë zënë pritë 46 vjeçarit që po lëvizte me makinën e tij X5 dhe kanë qëlluar me breshëri.

Nga pamjet e siguruara ku duket makina që është qëlluar disa herë. Të gjitha xhamat janë thyer dhe 46 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat