Atentat në Shkodër – autorët u larguan me motor, 46 vjeçarit i zunë pritë dhe e qëlluan 20 herë

Shkodra

Atentat në Shkodër – autorët u larguan me motor, 46 vjeçarit i zunë pritë dhe e qëlluan 20 herë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Ridvan Hyseni, 46 vjeç po udhëtonte me këtë makinë në Mushan të Shkodrës kur mbeti i viktimë e një atentati që i mori jetën.

Atentatorët që sipas të dhënave të para ishin të paktën dy, i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me breshëri arme zjarri.

Siç tregojnë këto pamje të siguruara nga Ora News, gjurmët e plumbave janë të dukshme në disa anë. Rreth 20 gëzhoja ka gjetur grupi hetimor në zonë.

46 vjeçari sipas të dhënave të para ka ndërruar jetë në vend. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor dhe prej tij nuk ka asnjë gjurmë edhe pse policia e ndihmuar nga Forcat RENEA ngritën pika kontrolli në hyrje-dalje të fshatit si dhe në aksin rrugor Shkodër -Velipojë.

Në pyetje po merren dëshmitarë në vendngjarje si dhe punonjësi i karburantit aty pranë, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.

Policia thotë se kamerat e sigurisë të kësaj pike karburanti, që do të kishin qenë një ndihmë në identifikimin e autorit, kanë qenë jashtë funksioni.

Ridvan Hyseni, njihej edhe me mbiemrin Ramazani dhe për policinë e Shkodrës ka qenë një ndër personat kryesorë të dyshuar në vrasjen e Edmir Koçisë, i ekzekutuar 8 vite më parë.

Në vitin 2017, Ridvan Hyseni, është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 120 orë punë të detyrueshme për interes publik për shkak të falsifikimit të dokumenteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat