Protesta e 3-të Shkodër, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut pas vrasjes së Rashës

Shkodra

Protesta e 3-të Shkodër, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut pas vrasjes së Rashës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Shkodër

Qytetarët në Shkodër kanë nisur protestën e tretë pas vrasjes së Klodian Rashës dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ata kanë shpërndarë një njoftim në rrugët e qytetit dhe kanë vetëm një kërkesë: të largohet nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Ata po tallen me ne. Ata po na dhunojnë në çdo ditë të jetës sonë. Është koha të ngremë zërin ndaj shtetit policor që ka instaluar rilindja. Në nuk i kemi frikë”, është kjo një pjesë e thirrjes së qytetarëve të Shkodrës.

Image

Javën e Shkuar në këtë qytet u protestua për të njëjta arsye dhe gjithçka përfundoi me dhunë dhe dëmtime objektesh. Të rinjtë shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër dhe u përplasën me forcat e rendit ku nuk mungoi dhe dhuna e arrestimet.

Lidhur me këtë protestë forcat e rendit kanë marrë masa dhe kanë marrë në mbrojtje Bashkinë Shkodër dhe Prefekturën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat