Rritet me 43% tarifa e depozitimit të mbetjeve në landfillin e Bushatit, Ademi: Vjedhje e hapur

Shkodra

Rritet me 43% tarifa e depozitimit të mbetjeve në landfillin e Bushatit, Ademi: Vjedhje e hapur

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:25
Voltana Ademi

Inceneratorët dhe landfillet për depozitimin e mbetjeve janë kthyer në një kosto edhe për qytetarët e qarqeve Shkodër e Lezhë.

Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës i drejtuar nga socialistët ka vendosur rritje me 43% të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit.

Nga 863 lekë për ton, kostoja e këtij shërbimi është bërë 1500 lekë për ton.

Për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, vendimi është abuziv.

Ademi: Kjo është një aferë e pastër korruptive, një vjedhje e hapur që u bëhet banorëve dhe bizneseve të dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë.

Kostoja e shtuar sipas Ademit do të rëndojë mbi qytetarët dhe bizneset në Shkodër dhe Lezhë.

Ademi: Një vendim absurd i shoqërisë ndërkomunale Bushat dhe këshillit të bashkisë Vau i Dejës për rritjen me 43% të tarifës për depozitimin e mbetjeve urbane në ladfill për banorët e qarqeve Shkodër dhe Lezhë.

Shoqëria ndërkomunale Bushat që menaxhon landfillin e mbrojti rritjen e tarifës së shërbimit me argumentin e rritjes së kostove.

Ademi: Këto janë vendime të paligjshme dhe për më tepër sikurse prefekti me datë 31 dhjetor 2020 konfirmon me shkresë, vendimi i këshillit të bashkisë Vau i Dejës nuk është depozituar ndonjëherë për të marrë shprehjen e ligjshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat