Stuhi në Shkodër/ Uji rikthehet në rrugët e Obotit, rriten prurjet edhe në 3 hidrocentralet e Drinit

Shkodra

Stuhi në Shkodër/ Uji rikthehet në rrugët e Obotit, rriten prurjet edhe në 3 hidrocentralet e Drinit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 19:34
Foto

Reshjet e dendura të shiut të 24 orëve të fundit nuk kanë sjelle pasoja të renda në zonën e Nën Shkodrës, për shkak se gjatë këtyre ditëve, uji që përmbyti thuajse të gjitha njësitë administrative  është tërhequr ndjeshëm.

Gjatë kësaj të diele është regjistruar një rritje e lehte e  niveleve te lumit Buna, Drin, dhe Kir por edhe liqenit të Shkodrës dhe për pasoje është rritur me rreth 50 hektarë sipërfaqja e përmbytjeve duke shkuar ne mbi 750 hektarë ne total.

Ndërkaq, uji është rikthyer ne rrugën e Obotit, duke arritur në 35 centimetër dhe kalimi bëhet vetëm me ane të mjeteve të larta.

Edhe në 3 hidrocentralet mbi kaskaden e lumit Drin ka një rritja të prurjeve, ku sipas drejtuesve arrijnë në kuotën e 880 m3/s. Gjithsesi shkarkime po bëhen vetëm nga hidrocentrali i Vaut të Dejes, me 710 metër kub ujë në sekondë ne total.

Pozitiv është fakti se në 3 hidrocentralet niveli, është disa metër larg pikës maksimale dhe kjo do të thotë se nuk ka vend për shkarkime të menjëhershme edhe në raste të prurjeve masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat