Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore

Shkodra

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:35
Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore

Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në shumë zona të Shkodrës.

Madje, në disa fshatra rrezikohet edhe jeta e banorëve. Të paktën ky është konkluzioni i Bashkisë së Shkodrës, që mëngjesin e sotëm ka kërkuar nga qeveria që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në zonën Ana Malit, Dajçit dhe Shkodrës.

“Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore. Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkodrës./tvklan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat