Situatë kritike në Shkodër/ Dy rrugë të bllokuara e 80 shtëpi në ujë

Shkodra

Situatë kritike në Shkodër/ Dy rrugë të bllokuara e 80 shtëpi në ujë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:51
Foto

Situata në Shkodër vijon të jetë kritike, ku deri tani janë përmbytur 3455 hektarë sipërfaqe.

Shumë prej rrugëve janë bërë të pakalueshme. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar,a pasi ka prezencë uji me mbi 130-150 cm.

80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre në zonën e Dajçit. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe Mali i Vukatanit në në fshatin Ganjollë.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021,ora 14.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.65 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.88 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 1 cm

• Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kuotat janë të pa ndryshuara.

• Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 3455 Ha

1. Tokë e pakultivuar 705 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2470 Ha
3. Grurë 150 Ha
4. Bimë Dekorative 87 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
• Grurë 45 Ha
• Pemtore 35 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Sera 3 Ha

Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1400 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 290 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 935 Ha
• Grurë 95 Ha
• Bimë dekorative 80 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

3. 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

• Te pakultivuara 40 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
• Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 125 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 365 Ha
• Pemtore 5 Ha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat