Bashkia e Shkodrës furnizon të përmbyturit, Ademi: Qeveria të shpallë emergjencën!

Shkodra

Bashkia e Shkodrës furnizon të përmbyturit, Ademi: Qeveria të shpallë emergjencën!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 14:11
Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi tha sot se bashkia po ndihmon me sa mundet banorët e zonave të përmbytura me bazë ushqimore për gjënë e gjallë, por qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkqësisë natyrore në njësistë administrative që janë goditur më rëndë.

“Bashkia e Shkodrës po ndihmon dhe mbështet fermerët në zonat e përmbytura me bazë ushqimore për gjënë e gjallë, - tha Ademi. -  Sot po furnizojmë me bazë ushqimore banorët dhe fermerët në njësinë administrative Dajç, dje kemi mbështetur fermerët në njësinë administrative Ana e Malit dhe çdo ditë do t’i gjendemi pranë çdo familjeje të dëmtuar nga përmbytjet.

Por, pavarësisht ditës me diell, uji vazhdon të mbetet prezent dhe parashikimet flasin për rikthim të reshjeve në fundjavë, - thekso Ademi, ndaj vazhdoj të bëj thirrje për shpalljen e gjendjes së emergjencës së fatkeqësisë natyrore në Dajç e Anën e Malit dhe në zonat e tjera në Shkodër, një detyrim ligjor ky i qeverisë.”

Ademi theksoi sërish se “me të gjitha mundësitë e burimet tona, do të vijojmë përditë të mbështesim dhe të jemi pranë banorëve jo vetëm në Anën e Malit e Dajç por edhe në Bërdicë, Rrethina, Gurin e Zi dhe Velipojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat