Rikthehen reshjet e shiut, 3700 hektarë tokë të përmbytura në Shkodër, banorët apel për ndihmë

Shkodra

Rikthehen reshjet e shiut, 3700 hektarë tokë të përmbytura në Shkodër, banorët apel për ndihmë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:11
Shkodër

Nisja e reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës ka rënduar situatën në zonat në e përmbytura në njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit.

Afro 3 mijë e 700 hektarë tokë janë të mbuluara nga uji, 2 shtëpi të përmbytura, ndërkohë që niveli i ujit ka shkuar në 120 cm brenda në fshatin Obot, duke rrezikuar me dhjetëra banesa të tjera.

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga fshati Obot se situata është problematike dhe se banorët bëjnë apel për ndihmë.

Një banor i zonës, Pjetër Zefi përmes mikrofonit të Euronews Albania bëri thirrje për ushqime për kafshët dhe për vetë banorët.

I moshuari theksoi se situata sa vjen edhe përkeqësohet

“Çdo gjë është prishur, brenda banesës uji është gjysmë metër. Jo, nuk ka ardhur askush nga autoritetet vendore, rrinë tek ura, këtu jo”, u shpreh ai.

Po ashtu, edhe rruga që lidh fshatrat Shirq dhe Darragjat është e bllokuar, pasi niveli i ujit është afro 130 cm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat