‘Shkodra 38 ditë e përmbytur’, Bushati: Banorët nën regjimin e borës dhe ujit!

Shkodra

‘Shkodra 38 ditë e përmbytur’, Bushati: Banorët nën regjimin e borës dhe ujit!

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:44
Helidon Bushati

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër, Helidon Bushati ka denoncuar Ramën dhe qeverinë e tij se e kanë braktisur zonën e cila gjendet prej 38 ditësh e përmbytur.

‘Fshatra të tëre të cilët gjenden nën ujë, tashmë ndodhen edhe nën regjimin e borës duke e vështirëruar akoma më shumë gjendjen e banorëve.

Por, Rama dhe qeveria e tij janë zhdukur dhe instancat shtetërore nuk ndodhen në terren’, thekson Bushati.

Sipas tij, Rama po vepron në mënyrë kriminale sepse nuk do që të shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat