8 thasë me 222 kg drogë ‘lundronin’ në Liqenin e Shkodrës, policia malazeze arreston 2 persona

Shkodra

8 thasë me 222 kg drogë ‘lundronin’ në Liqenin e Shkodrës, policia malazeze arreston 2 persona

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Policisë në Malin e Zi ka njoftuar këtë të hënë për një operacion policor të Policisë Kufitare, të cilët kanë zbuluar një mjet lundrues në Liqenin e Shkodrës, që kiishte një ngarkesë me 222 kilogramë drogë.

Policia malazeze arrestoi dy persona, nën akuzën e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

“Pas kontrollit të mëtejshëm të terrenit pranë mjetit lundrues, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me inicialet N.R. dhe M.J., shtetas malazezë. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e drogës së llojit marijuanë me një automjet që u gjet aty afër”, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Lënda narkotike kontrabandë dyshohet se vinte nga Shqipëria drejt Malit të Zi për të vijuar më tej në drejtim të vendeve europiane.

Kohët e fundit policia malazeze, në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar sasi të konsiderueshme droge, të llojit marijuanë, e cila transportohej në forma nga më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Një shumë e konsiderueshme droge vjen nga Shqipëria. vetëm në këtë fundjavë janë sekuestruar mbi 300 kilogramë lëndë narkotike në Mal të Zi, shumë pranë kufirit me vendin tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat