Shkodër/ 1140 hektarë tokë e përmbytur,10 shtëpi në Obot kanë prezencë uji në oborr

Shkodra

Shkodër/ 1140 hektarë tokë e përmbytur,10 shtëpi në Obot kanë prezencë uji në oborr

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Në të gjithë vendin temperaturat janë ngritur dhe prej ditësh nuk ka pasur reshje shiu, duke sjellë edhe përmirësimin e situatës në vend e kryesisht në Shkodër, zonën më të prekur nga përmbytjet.

Sipërfaqja totale e përmbytur në Shkodër është 1140 hektarë.

Në rreth 10 shtëpi kanë prezencë uji në oborre në fshatin Obot, ndërsa në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 50cm.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 23.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 1140 Ha

1. Tokë e pakultivuar 290 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 820 Ha
3. Grurë 10 Ha
4. Bimë Dekorative 18 Ha
5. Pemtore 2 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 400 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
• Tokë e pakultivuar 80 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 310 Ha
• Grurë 5 Ha
• Pemtore 2 Ha
• Bimë dekorative 3 Ha

2.Rreth 10 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)
3. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 50cm.

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 100 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 330 Ha
• Grurë 5 Ha
• Bimë dekorative 15 H

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 290 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 110 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha

Në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për periudhën Janar-Shkurt 2021”, po evidentohen dëmet në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat