Shkodra, doza e dytë e vaksinës/ Mjekët dhe të moshuarit rikthehen për t’u vaksinuar

Shkodra

Shkodra, doza e dytë e vaksinës/ Mjekët dhe të moshuarit rikthehen për t’u vaksinuar

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:29
Foto

Prej dy ditësh, në Shkodër të vaksinuarit ndaj Covid19 po marrin dozën e dyte të vaksinës.

Bluzat e bardha të spitaleve të veriut dhe mosha e tretë e shtëpisë së të moshuarve janë të paret në listë e më pas do të vazhdohet me grupet e tjera të qytetareve.

Për mjekët dhe infermierët shërbimi gjatë këtij viti pandemie ka qenë mjaft i vështirë por tashmë shpresojnë se nuk do të kenë më probleme nga virusi.

Që prej datë 16 shkurt, kur në Shkodër nisi ky proces, janë vaksinuar mbi 3100 persona staf mjekësor, shtëpitë e të moshuarve si dhe një pjesë e qytetarëve mbi 80 vjec.Gjatë këtyre ditëve të gjithë këta persona do të marrin edhe dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat