Procesi i vaksinimit të mësuesve në Shkodër, Bino: Mund të kenë pak temperaturë, me një paracetamol…

Shkodra

Procesi i vaksinimit të mësuesve në Shkodër, Bino: Mund të kenë pak temperaturë, me një paracetamol…

Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:52
Silva Bino

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Silva Bino dhe Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në Shkodër me vaksinën AstraZeneca.

Bino ka sqaruar se pasi të marrin dozën e parë, mund të kenë pak temperaturë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi e njëjta gjë funksionon edhe me Pfizer. Ndërsa kryeministri Rama ka theksuar që nuk duhet të shqetësohet askush nga lajmet që kanë dalë për AstraZenecën pasi nuk është gjetur asnjë e dhënë mes vaksinës dhe rasteve të komplikacioneve apo humbjeve të jetës që janë raportuar në shtete të ndryshme.

Silva Bino: Mund të kenë pak temperaturë. Edhe unë kam pasur temperaturë pas Pfizer, por jo të gjithë. Me një paracetamol, nuk kanë asnjë problem.

Edi Rama: Duhet me u rujt në fazën e parë sa të krijohen antitrupat. Je i infektueshëm brenda 2 javëve pastaj je okej.

Silva Bino: Pas një muaji, priten kundërtrupat dhe ndaj doza e dytë bëhet pas 4 javëve deri në 12 javë e AstraZenecës.

Edi Rama: Mos kini asnjë shqetësim. Mesa shohim edhe këto vendet që pezulluan, me shumë gjasë do fillojnë prapë sepse bëhej fjalë për një seri tjetër dhe nuk kanë gjetur asnjë lidhje midis vaksinës dhe atyre rasteve që kanë pasur. Plus kanë dalë plot të dhëna edhe për hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë për vaksinat e zakonshme që ka gjithmonë raste, por nuk janë fare pjesë e problemit.

Silva Bino: Ne kemi një survejancë të mirë që edhe temperaturën, edhe reaksionet e lehta anësore i evidentojmë, kështu që jemi në kujdes. Por nuk kemi parë asgjë dhe nuk ka pasur asnjë problem në vendin tonë.

Edi Rama: Nuk ka pasur refuzime?

Ogerta Manastirliu: Ka pasur hezitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat