Insekt japonez për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza

Shkodra

Insekt japonez për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:24
Foto

Zona e Reçit në Shkodër është e njohur për prodhimin e gështenjës por edhe të mjaltit. Grerëza e zezë, sidomos në verë, është kthyer në një rrezik për shkak të dëmeve që sjell.

Si zgjidhje, për të dytin vit radhazi është zgjedhur për ta luftuar një insekt i krijuar në kushte laboratorike, duke përjashtuar pesticidet.

Pas ngritjes së alarmit nga banorët e zonës, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka inspektuar nisjen e fushatës për hedhjen e insektit.

"Mbrojtësi biologjik është një mbrojtës jo shumë i përhapur, është prodhuar në Amerikë dhe Japoni dhe vjen e shpërndahet në Europë. Beteja për ta siguruar mbrjotësin biologjik nuk është aq e lehtë."

Ekspertja, Arjona Pecaj, nënvizon se në zonë ka pemë mbi 300 vjeçare, teksa shumë familje e kultivojnë brez pas brezi.

"Vetia pozitive përtej vitit korrent është që këto riprodhohen, një çift prodhon deri në 100 pasardhës."

Gështenja dhe mjalti i prodhur prej tyre në Reç njihen për vlerat kurative, teksa eksporti i tyre ka njohur rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat