Shkodra arrin 50 mijë vaksinime kundër Covid-19

Shkodra

Shkodra arrin 50 mijë vaksinime kundër Covid-19

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Rreth 50 mijë doza vaksina janë kryer që nga nisja e procesit në Bashkitë e Shkodrës dhe Vaut të Dejës.

Drejtuesit e shëndetit publik thonë se prej tyre, 20 mijë qytetarë i kanë marrë të dy dozat.

Aktualisht në qendrat shëndetësore gjenden 3 lloje vaksinash, Pfizer, Sinovac dhe Sputnik.

"Kanë pasur efekte anësore të formave të lehta dhe të formave mesatare, për format e rënda nuk jemi në dijeni," tha Arben Xhabija, kryevaksinator.

Punonjësit e sektorit të turizmit janë vendosur në listë prioritare për vaksinim, por një pjesë e tyre po refuzojnë.

"Një pjesë e mirë kanë ardhur, kurse pjesa tjetër që nuk ka arritur të vijë të marrë dozën e parë të vaksinës mund  të paraqitet pranë qendrave shëndetësore," tha Xhabija.

Paralelisht me vaksinimin, në Velipojë, Rrjoll dhe Theth ato janë pajisur me medikamente dhe teste të shpejta për cdo rast që paraqitet.

"Testet janë shpërndarë në të gjitha këto qendra dhe do të shpërndahen edhe në qendra të tjera në bashkinë e Shkodrës dhe Vaut të Dejës. Të gjithë që ndjejnë shqetësime mund të afrohen në qendra shëndetësore verore dhe të marrë shërbimin e testit të shpejtë," tha Xheni Halili, drejtore e njësisë së kujdesit shëndetësor.

Shqipëria ka vendosur të ndjekë një politike pa kufizime gjatë këtij sezoni turistik, si një mbështetje për sektorin aq shumë të goditur nga pandemia e Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat