Shkodrë, vijon puna për shuarjen e vatrave aktive të zjarrit

Shkodra

Shkodrë, vijon puna për shuarjen e vatrave aktive të zjarrit

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Qarku i Shkodrës, është i dyti pas Gjirokastrës që po përballet me zjarret e aktivizuara gjatë ditëve të fundit.

Një ditë më patë në Shkodër janë aktivizuar disa vatra zjarri ku më e rrezikshmja ishte ajo në lagjen Tepe, ku rrezikoheshin banesat por fatmirësisht është bërë neutralizimi i saj.

Në Fushë Arrës aktivizimi i vatrave të zjarrit ka rrezikuar disa banesa por fatmirësisht me ndërhyrjen nga ajri është bërë i mundur neutralizimi i tyre.

Njoftimi i plotë:

Rreth ores 21 e 45 kemi patur një vatër zjarri shume te vështirë dhe rrezikshëm për banesat dhe komunitetin ne Lagjen Tepe te qytetit Shkodër (kodrat e qytetit)

Jane angazhuar 4 mjete zjarrfikse dhe 15 efektiva zjarrfikse.

U rrezikuan te pakten 10 banesa, ne mbeshtetje kane qene edhe forcat e Policise.

Puna plot vetmohim dhe me sakrifica e efektivave zjarrfikse qe rrezikuan edhe jeten e tyre ne nje terren shume te veshtire dhe ne kushtet e pamjes se kufizuar parandaluan djegien e 12 shtepive .

Ne Bashkine M. Madhe

Keni patur 3 vatra zjarri ne shkurre dhe ferra ne NjA Gruemire, NjA  Kastrat dhe tek Syri Sheganit  si dhe nje rast zjarri ne nje banese.

Te gjitha operacionet jane miremenaxhuar nga strukturat e MZSH.

Ne Bashkine Vau Dejes eshte riaktivizuar ne oret e mbremjes vatra e ziarrit ne Cukal te cilen e kane menaxhuar 3 zjarrfikes te MZSH-se dhe 2 vrojtues pyjesh dhe 1 person nga policia bashkiake

Bashkia Fushe Arrez

Kemi patur nje vater zjarri shume te veshtire ne fshatin F.Arrez, ku moren pjese:

Forca policie rreth, 35 nga komisariati Pukes dhe Posta policise F.Arrez

Nga struktura te MZSh jane rreth 30 forca, 12 nga Bashkia F.Arrez dhe 18 nga bashkia Puke dhe 5 mjete MZSh.

Keto struktura jane perqendruar ne afersi te shtepive per te parandaluar avancimin e vatres drejt shtepive, pasi nuk mund te merrnin pjese drejtperdrejte ne fikjen e zjarrit sepse ishte e pa mundur dhe e rrezikshme per strukturat njerezore.

Eshte krijuar mbeshtetja me mjetin ajror te ardhur nga Ministria e Mbrojtjes i cili ka punuar rreth 2 ore ne kete vater zjarri.

Ka ndjekur dhe monitoruar operacionin Prefektja ne rolin e Kryetares se Komisionit te Mbrojtjes Civile te Qarkut dhe disa anetare te KMC si Dr Policise Qarkut, N/Prefekti, Kr Bashkise, etj.

Sot ne mengjes presim mbeshtetjen me 30 forca te ushtrise nga Rep Vau Dejes per te cilen eshte bere kerkesa ne AKMC, per te organizuar operacionin me strukturat vendore per shuarjen e plote te kesaj vatre.

Duhet theksuar se te gjitha zjarret jane miremenaxhuar kryesisht nga strukturat e MZSh te gjitha bashkve te cilet kane punuar pa u lodhur non stop 24 ore ne kushte shume te veshtira te terrenit per te cilet kemi nje mirnjohje te vecante dhe do te kene nje mbeshtetje te vecante ne vijimesi qofte nga kryetaret e bashkive per stimulimin e tyre, edhe nga Prefektja e Qarkut e cila ka marre persiper propozimin ne strukturat qeveritare per nje trajtim te vecante te ketyre strukturave ne aspektin financiar.

Nga Sektori Emergjencave Civile prane Institucionit te Prefektit po monitorohet situata ne teresi ne territorin e Qarkut duke koordinuar strukturat ne terren dhe organizuar bashkepunimin e strukturave vendore me ato qendrore ne te gjitha operacionet per parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat