Atentati/ Ishte kthyer nga Anglia prej 3 vitesh, i vrari në Shkodër një ish-polic

Shkodra

Atentati/ Ishte kthyer nga Anglia prej 3 vitesh, i vrari në Shkodër një ish-polic

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:07
Sokol Çelaj

Sokol Çelaj, personi që mbeti i vrarë në orët e vona të natës në Shkodër, rezulton të ketë qënë për disa vite pjesë e rradhëve të policisë së Shtetit. Viktima disa vite më parë ka punuar si punonjës policie në Drejtorinë e Qarkut Shkodër, raporton Ora News.

Në vitin 1990 Sokol Çelaj është përfshirë në një ngjarje kriminale, duke vrarë nga pakujdesia një mikun e tij në Shkodër.

Ndërsa deri në këtë fazë të hetimeve nuk dihet nëse kjo ngjarje lidhet me vrasjen e tij ose jo. Çelaj, prej disa vitesh jetonte në Angli, ku së fundi ishte kthyer në Shqipëri duke punuar në restorantet e Malësisësë Madhe.

Prezenca e tij në Shkodër dhe Malësinë e Madhe, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga kundërshtarët e tij, të cilët mesnatën e djeshme kanë organizuar atentatin, duke e ekzekutuar me 6 plumba kallashnikovi. Sokol Çelaj është vrarë në sy të gruas së tij, ndërsa vetë bashkëshortja fatmirësisht nuk ka marrë asnjë plumb

Vrasja ka ndodhur jo shumë larg banesës, kur Sokol Çelaj po kthehej në shtëpi. Autori i krimit ka qëndruar aty, në pritje të mbërritjes së tij në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat