Arrestohet 55-vjeçari në Shkodër, tentoi të përdhunojë 40-vjeçaren

Shkodra

Arrestohet 55-vjeçari në Shkodër, tentoi të përdhunojë 40-vjeçaren

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 40-vjeçare.

Kjo e fundit e ka kallëzuar këtë shtetas, pasi ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie kundër dëshirës së saj.

“U arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura“ mbetur në tentativë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 40 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj.” – bën me dije policia.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat