Tjetër viktimë në rrugët e Shkodrës/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari

Shkodra

Tjetër viktimë në rrugët e Shkodrës/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Shkodër-Koplik ka humbur jetën këtë mëngjes, pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti, që rezultoi fatal për shtetasin me iniciale I.H. ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme

Sipas policisë, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç.

61-vjeçari  nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa shoferi i “Mercedes-it” u shoqërua për të dëshmuar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat