Në kërkim prej një viti për kultivim kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Në kërkim prej një viti për kultivim kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.   

Blutë arrestuan  shtetasin L. N.,  banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër më datë 20 dhjetor 2020 i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat