Mbolli një faqe mali me lëndë narkotike, policia ndalon 23 vjeçarin në Shkodër

Shkodra

Mbolli një faqe mali me lëndë narkotike, policia ndalon 23 vjeçarin në Shkodër

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:08
Ilustrim

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë për një 23-vjeçar nga Malësia e Madhe, për kultivim të bimëve narkotike.

Për këtë shtetas Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në muajin gusht të vitit 2021, në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike.

Nga hetimet e kryera dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, ku vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat