Vrasja e rëndë në Shkodër/Detajet se çfarë dihet deri tash – ky është viktima

Shkodra

Vrasja e rëndë në Shkodër/Detajet se çfarë dihet deri tash – ky është viktima

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

(E plotësuar 21:17) - Vrasja në Shkodër, policia: Viktima u qëllua në lokal, rrethohet vendi i ngjarjes

Prekë Tonaj 47 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia teksa ka dhënë detaje mbi ngjarjen njofton se Tonaj është qëlluar në një lokal.

“Më datë 13.02.2022, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër“, thotë policia.

Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!

Image
Prekë Tonaj

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor te cilet kane rrethuar vendngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

***

Vrasja në Shkodër, viktima punonjës i ujësjellës kanalizimeve

Prekë Tonaj 48 vjeç ka mbetur viktimë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Viktima është identifikuar si Prek Tonaj, teksa ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta më parë në fshatin Grudë. Nga informacionet e para bëhet me dije se Prek Tonaj ishte punonjës i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër.

Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!

Mesohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë ku pjesa më e madhe është në errësirë totale ç’ka vështirëson akoma edhe më shumë identifikimin e autorit/ve të krimit.

Për momentin nuk dihen të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes.

***

Tronditet Shkodra, vrasje me armë zjarri në fshatin Grudë

Shkodra është tronditur këtë të diel! Një vrasje ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re. Abcnews.al mëson se viktima është një burrë (Prekë Tonaj)  i cili është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat. Deri më tani nuk kemi detaje të reja si ka ndodhur vrasja.

Kjo pije është një vrasës i të gjithë parazitëve në trup!

Abcnews.al do t’u mbajë të informuar për detajet e kësaj ngjarjeje në vijim.

Shkodra është ndër qytetet që nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Në këtë qytet kriminaliteti është rritur  në vitin 2021 me 11.9% dhe është ulur zbulueshmëria me 5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat