Dy vëllezër iu vranë vite më parë, ja mesazhi që autorët i dhanë viktimës para se ta vrisnin në tavolinë

Shkodra

Dy vëllezër iu vranë vite më parë, ja mesazhi që autorët i dhanë viktimës para se ta vrisnin në tavolinë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Prekë Tonaj është një tjetër viktimë e hakmarrjes. Dy autorët kanë hyrë në lokalin ku viktima ka qenë ulur dhe i janë afruar duke e qëlluar per vdekje.

Mesohet se para se ta qëllojnë i kanë thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vrasin.

47-vjeçari Prek Tonaj ka mbetur viktimë e një atentati mbrëmje e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në një lokal në qendër të fshatit. Ishin 2 persona që e kanë qëlluar për vdekje 47 vjeçarin teksa ka qenë duke konsumuar kafe në lokal. Para se ta qëllojnë autorët ende të paidentifikuar i kanë thënë emrin e personit që të cilin po e vrasin.

Tonaj, punonjësi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, rezulton person me precendet penal, pasi në 2011 është arrestuar sepse së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonaj. Burime bëjnë me dije se Prek Tonaj i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë.

Autori nuk është identifikuar ende, teksa policia ka ngritur postblloqe, ndërsa ka nisur edhe marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat