Vritet 47-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para flasin për gjakmarrje

Shkodra

Vritet 47-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para flasin për gjakmarrje

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar është vrarë në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Viktima është vrarë me armë zjarri kallashnikov nga një person i maskuar në ambientet e një lokali.

Arsyet e vrasjes janë ende të paqarta, por dyshohet për gjakmarrje.

Policia shqiptare njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15.

47-vjeçari Prek Tonaj ishte punonjës i Ujësedhes- kanalizimeve në Shkodër.

Ai u arrestua 11 vite më parë pas dyshimeve se planifikonte vrasje për të marrë gjakun e të vëllait.

Në familjen Tonaj janë vrarë 3 vëllezër për gjakmarrje, ku Prek Tonaj është i treti.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka vendosur pika kontrolli përreth zonës për të kapur autorin

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat