Makina i pret rrugën motorit në Shkodër, në gjendje të rëndë drejtuesi

Shkodra

Makina i pret rrugën motorit në Shkodër, në gjendje të rëndë drejtuesi

Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Një automjet tip Mercedes Benz i ka prerë rrugën një motoçiklete tip “Vespa”, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Ndoc Mazi”, pranë sheshit Skendërbej.

Policia po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat