Shkodra zgjedh nesër kreun e ri të degës së PD-së

Shkodra

Shkodra zgjedh nesër kreun e ri të degës së PD-së

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Demokratet e Shkodrës votojnë nesër për kryetarin e ri të degës së PD. Komisioni i Rithemelimit ka zyrtarizuar 8 emra në garë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë, Ardit Qylybyli. Nga gara ka deklaruar dorëheqjen i riu, Tedi Kopliku.

Por procesi duket se nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi ende nuk ka një vend të përcaktuar për votimin. Pakënaqësi gjithashtu ka në radhët e demokratëve të Shkodrës për emrat e përzgjedhur, një pjese e grupit të punës së rithemelimit është tërhequr nga organizimi i votimit.

Pritet një konfirmim nga qendra për mënyrën se si do te procedohet.

Kandidatët që garojnë janë Arben Lusha, Ardit Cylybyly, Arjan Peraj, Emiljano Cekini, Elvis Deda, Egrys Ivziku, Gjenarin Kapari, Vildane Gushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat