Përfshihet në flakë makina e një polici në Shkodër, ishte e parkuar para shtëpisë së tij

Shkodra

Përfshihet në flakë makina e një polici në Shkodër, ishte e parkuar para shtëpisë së tij

Më: 14 maj 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Një mjet tip “Mitsubishi” është përfshirë në flakë mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, në Shkodër.

Policia bën me dije se mjeti është në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat