“S’kam dru ku të ngrohem, një vakt ushqim ma jep kisha”, e moshuara nga Shkodra kërkon ndihmë

Shkodra

“S’kam dru ku të ngrohem, një vakt ushqim ma jep kisha”, e moshuara nga Shkodra kërkon ndihmë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:20
Pashke Fusha

Pensioni mujor i Pashke Fushës nga Shkodra, 7.500 lekë është sa një metër kub dru. Pashke Fusha nga Shkodra nuk ka mundësi të blerë dru. Në këto ditë të ftohta ngrohet nën batanije.

65 vjeçarja jeton e vetme, bashkëshorti i ka ndërruar jetë dhe nuk u gëzuan me fëmijë.

“S’kam zjarr, s’kam dru. Ku të ngrohem? Me 75 mijë lekë, paguaj dritat, ujin. Burri ka 10 vjet që ka vdekur. Me pensionin e tij jetoj. S’kam të ardhura të tjera. Çdo ditë marr një vakt ushqimor në kishë.”

Pashke Fusha jeton në këtë dhomë, ku mungojnë kushtet më minimale. Me shumë dinjitet kërkon ndihmë. Kush ka mundësi ta ndihmojë me dru që të kalojë këtë dimër.

“Kush të mundet të më ndihmojë faleminderit, kush nuk mundet prapë I jam mirënjohëse se nuk ma kanë borxh!”

Pashke Fushaj vuan nga disa sëmundje. Me të ardhurat nga pensionin ble ilaçet, paguan ujin dhe dritat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat