Pinë ujë në një lokal në Shkodër, helmohen tre persona

Shkodra

Pinë ujë në një lokal në Shkodër, helmohen tre persona

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Tre persona janë paraqitur në Spitalin e Shkodrës pasi dyshohet se janë helmuar nga uji që kanë pirë në një lokal në qytet.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër.

Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat