Përmirësimi i motit/ Ulen lehtë sipërfaqet e përmbytura në Shkodër

Shkodra

Përmirësimi i motit/ Ulen lehtë sipërfaqet e përmbytura në Shkodër

Më: 25 janar 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Përmirësimi i motit gjatë ditëve të fundit ka sjellë një përmirësim të situatës në Shkodër, ku sipërfaqet e përmbytura kanë rënë lehtë.

Bëhet me dije se nën ujë janë ende 1320 hektarë tokë, ndërsa ujësjellësi Obilika 1 është ende jastë funksionit.

Mësohet se po ashtu ka ende prezencë uji në 15 banesa në fshatin Obotit.

Ndërsa në disa prej hidrovoreve, situata vijon të paraqitet problematika, pasi prezenca e ujit po arrin në kuotat maksimale.

Miremengjes !

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 25.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.15 ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 24.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.55 m e pa ndryshuar  me oren 08.00 te dates 24.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1320 Ha, ka renie me 80 Ha me oren 08.00 te dates 24.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pa ndryshuar me oren 08.00 e dates 24.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot

Ne rrugen e Obotit po operojne nje mjet i  kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore .

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat