Shpërthim me tritol gjatë natës në një lokal në Shkodër, dëme materiale

Shkodra

Shpërthim me tritol gjatë natës në një lokal në Shkodër, dëme materiale

Më: 24 prill 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në Shkodër në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në zonën e Fermentimit rreth orës 2:00 te mëngjesit. Lënda plasëse është vendosur në lokalin ne pronësi te shtetasit F.K, 45 vjeç.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive ka vetëm dëme materiale. Deri më tani autori mbetet i paidentifikuar ndërsa policia po punon për zbulimin e tij.

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.”- njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat