A e rimerr Bardh Spahia Shkodrën? Parashikimet e Mediut, Zogajt dhe Baçit

Shkodra

A e rimerr Bardh Spahia Shkodrën? Parashikimet e Mediut, Zogajt dhe Baçit

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:07
Bardh Spahia

Në dorën e kujt do të jetë Shkodra pas 14 majit? Kjo ka qenë pyetja për të cilën u diskutua ndër të tjera sot në “Top Talk”, ku tre të ftuarit ranë disi dakord.

Gazetari Agim Baçi, u shpreh se megjithëse Rama do të thyejë mitin, nuk do të arrijë të triumfojë në Shkodër dhe se qytetin do ta ketë sërish në dorë Bardh Spahia.

Nga ana tjetër Preç Zogaj u tregua skeptik në përgjigjen e tij ku la hapësirë për të menduar edhe se Shkodrën mund ta marrë PS-ja, por dëshira e tij do të ishte të ngelet në dorë të Spahisë.

Fatmir Mediu tregoi bindje të plotë që në Shkodër nuk do të ketë ndryshime më 14 maj, bazuar sipas tij edhe në analiza politike edhe në elektorale.

Baçi: Kryeministri e ka shfaqur në mënyrë të hapur egon e tij për ta fituar Shkodrën. Normalisht që problemet me të cilat vjen opozita në këto zgjedhje dhe afrimi i ish-deputetit të PL-së me mazhorancën e ka nxehur më shumë Berishën. Unë besoj që edhe me shpirt nëpër dhëmbë shkodranët do të shkojnë të votojnë Bardh Spahinë dhe të mos i dorëzohen kësaj egoje të kryeministrit. Kryeministri duket sikur çdo faj do t’ja ngecë Shkodrës e të mos japë llogari për bashkitë e tjera. Edi Rama për çdo gjë që flet që do ta bëje në fakt po kritikon veten. Ai do të thyejë një mit por unë mendoj që nuk do ta bëje.

Zogaj: Në këto zgjedhje, Rama ka kohë që Rama e provon Shkodrën em kandidatë që nuk janë shumë militant e shumë socialist. Sipas sondazheve që janë publikuar, ngjarja është hapja e garës në Shkodër. Unë shpresoj ta marrë Spahia por hapja e garës tregon që ka snjë problem shuëm të madh dhe problemi është opozita. Kur në Shkodër nuk është e skontuar 100% fitorja e opozitës imagjinoni se çfarë ndodh në bashkitë e tjera.

Mediu: As nuk kam pikën e dyshimit që Bardh Spahia do të fitojë. Po të bësh analizë qoftë elektorale qoftë politike Shkodra është e fituar. Beci sado të shfaqet që nuk është përfaqësues i PS-së është deputet i PS-së dhe nuk e luan topi. Beci nuk ka ngritur asnjëherë shqetësim për Shkodrën, e do se do të bëhet kryetar bashkie por të ishte për interesat e tjera do të ishte shumë komod në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat