Deputeti i PS analizon fitoren e Benet Becit për herë të parë në Shkodër

Shkodra

Deputeti i PS analizon fitoren e Benet Becit për herë të parë në Shkodër

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:24
Benet Beci

Deputeti i Partisë Socialiste Agron Çela tha në një intervistë për Euronews Albania në fitoren e Benet Becit në Shkodër në 14 maj ndikuan disa faktorë, që nga Beci si individ deri tek puna e madhe e bërë gjatë fushatës.

Çela u shpreh se fushata e Becit ishte model dhe më modernia që ka parë Shkodra, ndaj ai ishte plotësisht i bindur në fitore.

“Të gjithë bashkë kanë ndikuar; patjetër Benet Beci, patjetër shkodranët. Kemi bërë një fushatë model, një fushatë që s’e kemi parë ndonjëherë, shumë e sjellshme shume elegante. Këtë herë ka ndryshuar edhe individi si Benet Beci, që është njëri me një edukatë të jashtëzakonshme, me një sjellje të dashur për shkodranët dhe të mirëpritur.

Familja e Becit është me emër shumë të madh në Shkodër. E kisha shumë të sigurt fitoren, ndaj mezi e prisja të vinte dita, duke pasur parasysh punën që ka bërë gjithë grupi. Unë i kam dhënë shumë Shkodrës dhe më ka dhënë, kam dalë deputeti më i votuar në Shkodër, kështu që kam potencial. Jam i vetmi deputet që jetoj në Shkodër që nga 2013”, tha Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat