Tritol banesës në Shkodër, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd!

Shkodra

Tritol banesës në Shkodër, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd!

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthimin me tritol të regjistruar në orën e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Agim Uraj në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” në hyrje të qytetit. 52-vjeçari është biznesmen prej vitesh në Shkodër.

Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse mësohet se familja Uraj ndodhej brenda banesës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndën plasëse në derën hyrëse të shtëpisë, në një ndërtesë 3 katëshe. Edhe pse sipas policisë vendore të Shkodrës sasia e vendosur nuk ka qenë shumë e madhe sërish shpërthimi është dëgjuar në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet për këtë shpërthim. Deri më tani nuk është arritur që të bëhet i mundur identifikimi i vendosjes së tritolit në banesën e biznesmenit Agim Uraj.

Gjithsesi dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët kanë hedhur lëndë eksplozive dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Nga ana e saj policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje. Banesa ku ndodhi shpërthimi me tritol është e monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe policia i ka sekuestruar për të bërë të mundur këqyrjen e tyre.

Ndërkohë biznesmeni Agim Uraj ka dhënë deklaratën e tij për policinë duke thënë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që kanë vendosur tritolin dhe se nuk ka konflikte me asnjë person. Policia ende nuk e ka një pistë të saktë hetimi edhe pse dyshimi kryesor lidhet me aktivitetin e 2-vjeçarit si biznesmen në Shkodër. Policia dhe prokuroria e Shkodrës janë duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shpërthimit me tritol në banesën e shtetasit Agim Uraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat