Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Më: 11 prill 2025 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar i identifikuar si  Isak Mema  është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi lëvizte me armë zjarri pistoletë.

Blutë kanë sekuestruar  një  pistoletë me krehër me 14 fishekë,  në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në qytet, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Square”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë operacionit, në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte shtetasi I. M., i dyshuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat