Gjoba për 112 shoferë në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë

Shkupi

Gjoba për 112 shoferë në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 09:57
Policia

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (12.05.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 112 masa, nga të cilat 21 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Kurse, 10 sanksione për rirregullim të kundërligjshëm të automjeteve.

Janë vendosur dy masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, dy sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tetë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat