Shqipëri, transporti ajror dhe detar, rreth 4 milionë udhëtarë në janar-nëntor

Shqipëria

Shqipëri, transporti ajror dhe detar, rreth 4 milionë udhëtarë në janar-nëntor

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Numri i udhëtarëve që kanë përdorur transportin ajror dhe atë detar në Shqipëri është rritur ndjeshëm në 11 mujorin e vitit 2018.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, publikoi sot treguesit e transportit për periudhën janar-nëntor 2018.

Sipas këtyre treguesve vihet re një rritje e konsiderueshme e udhëtarëve përmes transportit ajror e detar ashtu sikurse edhe më shumë kontejnerë të përpunuar në portet e vendit tonë.

“Numri i udhëtarë të hyrë dhe dalë në aeroportin “Nënë Tereza” për 11 mujorin 2018; në 2013 kanë hyrë dhe dalë 1,613,996 , në 2014 kanë hyrë dhe dalë 1,669,336, në 2015 kanë hyrë dhe dalë 1,819,607, në 2016 kanë hyrë dhe dalë 1,988,735 , në 2017 kanë hyrë dhe dalë 2,410 ,997 dhe në 2018 kanë hyrë dhe kanë dalë 2,719,992″, bën të ditur Gjiknuri.

Për sa i përket numrit të udhëtarëve të hyrë dhe dalë në porte shifrat tregojnë se në 2013 kanë hyrë dhe kanë dalë 933,022, në 2014 kanë hyrë dhe kanë dalë 1,011,776, në 2015 kanë hyrë dhe kanë dalë 1, 100,464, në 2016 kanë hyrë dhe kanë dalë 1,206,013, në 2017 kanë hyrë dhe dalë 1,431,999 dhe në 2018 kanë hyrë dhe kanë dalë 1,444,836.

Ndërsa numri i kontejnerëve të përpunuar në 2013 janë përpunuar 101,729, në 2014 janë përpunuar 91,377, në 2015 janë përpunuar 93,862, në 2016 janë përpunuar 107,397, në 2017 janë përpunuar 106, 663 dhe në 2018 janë përpunuar 122, 394 kontejnerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat