I morën 11 mijë euro dhe i mbajtën peng fëmijën, ky është biznesmeni shqiptar që u grabit

Shqipëria

I morën 11 mijë euro dhe i mbajtën peng fëmijën, ky është biznesmeni shqiptar që u grabit

Më: 13 janar 2019 Në ora: 09:57
Elton Kelmendi

Mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozetit në Durrës ndodhi një grabitje si ato që jemi mësuar të shohim nëpër filma.

Një familje e tërë u terrorizua nga tre grabitës të armatosur e maskuar, të cilët i kanë bërë prite biznesmenit shqiptar Elton Kelmendi në derën e shtëpisë. Tre hadutët ishin veshur si policë dhe në momentin kur kanë parë Eltonin të afrohej me të birin e mitur drejt derës së shtëpisë ja kanë drejtuar pistoletën në kokë.

Foto e mëposhte tregon dhe biznesmenin 38 vjeçar me të birin, i cili u mor peng për disa minuta nga grabitësit, fill pasi këta të fundit hynë në shtëpinë e të riut dhe lidhën të gjithë familjen nën terrorin e armëve.

Fatmirësisht pasi morën paratë dhe peng djalin e mitur, grabitësit kanë vendosur që ta lënë disa metra më tutje fëmijën duke u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fëmija ka shkuar me vrap në shtëpi i vetëm dhe më pas ëstë lajmëruar policia nga biznesmeni.

Deri më tani nuk ka asnjë emër të bërë zyrtar nga ana e policisë se kush mund të jenë grabitësit apo pista e mundshme e hetimit. Mbrëmjen e djeshme, pavarësisht tronditjes, biznesmeni dhe gruaja e tij kanë dëshmuar në polici mbi ngjarjen e rëndë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat