Balili pak para prangosjes: Pse vendosa të dorëzohem pas 2 vitesh në arrati!

Shqipëria

Balili pak para prangosjes: Pse vendosa të dorëzohem pas 2 vitesh në arrati!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:15
Kelment Balili dhe Artan Hoxha

Kelment Balili, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” rrefen jeten gjatë më shumë se dy viteve arrati, si arriti të fshehet për një kohë kaq të gjatë duke i shpëtuar policisë në më shumë se 16 operacione dhe pse vendosi që të dorëzohet.

Një një intervistë për gazetarin Artan Hoxha pak para prangosjes, Balili thotë se vendosi të dorëzohet pasi mori informacion se çeshtja do gjykohet nga drejtesia shqiptare.

Pjesë nga intervista me gazetarin Hoxha:

Kur vendoset te largoheshit nga banesa dhe te fshiheshit nga policia?

Nga fillimi dhjetorit u bë një operacion në 2016 në shtëpi

Une kisha lëvizur atë ditë kur mora vesh që ishte bërë kontrolli në shtëpi, u fsheha

Pse e menduat shmangien nga arrastimi?

Nuk kishte prova këtu dhe unë mund të qendroja në burg sa të mbaronte çështja në Greqi

Po mund të qëndronit në burg dhe të përballeshe, nese ju jeni i bindur që nuk ka prova…

Drejtësia nuk kishte dokumentat e duhura që të më çonte në gjykatë

Mbas më shumë se 2 vjet e gjysmë ju dorezoheni pse pikërisht në këtë moment?

Po në këtë moment kam marr njoftim nga avokati që ka ardhur dokumentacioni për t’u gjykuar që çeshtja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment që çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare unë jam i gatshëm ti paraqitem drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat