Ministrat e rinj dhe Braçe betohen te Meta, mungon Edi Rama

Shqipëria

Ministrat e rinj dhe Braçe betohen te Meta, mungon Edi Rama

Më: 17 janar 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Ministrat e votuar dje në Kuvend si dhe zv.Kryeministri Erjon Braçe janë paraqitur ditën e sotme në Presidencë.

Pasi është lexuar formula, anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave janë betuar para Ilir Metës dhe kanë firmosur.

Ajo që ka rënë në sy, ka qenë mungesa e Edi Ramës në ceremoni, duhe të shoqëronte ministrat.

Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në një ngërç sa i përket ministrit të Jashtëm. Ilir Meta ka refuzuar të shkarkojë Ditmir Bushatin dhe të emërojë Gent Cakajn.

Gjithashtu, Meta po vonon dekretimin e Edi Ramës si ministër të Jashtëm, formulë kjo që kryeministri e propozoi si zgjidhje të situatës politike.

Ministrat e betuar sot:

Erjon Braçe – zv. Kryeministër
Anila Adenaj – Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transporteve
Besa Shahini – Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë
Elva Margariti – Ministre e Kulturës
Bledi Çuçi – Ministër i Bujqësisë
Eduard Shalësi – Ministër i Sipvrmarrjes
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat