Basha shpërblen besnikët e vet, gradohen Nishani, Gjana, Kosova, Paloka dhe Spaho

Shqipëria

Basha shpërblen besnikët e vet, gradohen Nishani, Gjana, Kosova, Paloka dhe Spaho

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:59
Basha, Nishani, Gjana, Kosova, Paloka dhe Spaho

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka shpërblyer të gjithë politikanët besnik të tij.

Përmes Këshillit Kombëtar që sot ka bërë votimin formal, lideri i opozitës ka zgjedhur që nëstrukturat drejtuese të vendose emra që njihen për afrimitetin me të.

Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Po ashtu mësohet se Halim Kosova është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana është zgjedhur Kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD.

Arben Ristani është zgjedhur si Kryetar i Komisionit të Apelimit, ndërsa Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar.

Ndërkohë që në mbledhjen e Këshillit janë konfirmuar në postin e nënkryetarit Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat