Autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH: Përkohësisht kalimi me 2 korsi

Shqipëria

Autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH: Përkohësisht kalimi me 2 korsi

Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:27
Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se “nga ora 17:30 është hapur rruga dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës”.

Duke informuar mbi ecurinë e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH bëri të ditur se “ka përfunduar vendosja e barrierës mbrojtëse – guardrele në km 7.3”.

“Nesër datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës”, njofton ARRSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat