“Emërim “meritor” i ish-doganierit në pension, në Agjensinë Kombëtare të Mjedisit!”. Me këtë ironi është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha pasi ëhstë njohur me një emërimin e një 65-vjeçari si drejtor në Agjensinë Kombëtare të Mjedisit.
Emërimi absurd i një pensionisti në një post të lartë vjen pikërisht në kulmin e premtimeve të Kryeministrit Edi Rama për plotësimin e vendeve vakante në administratë vetëm me të rinjtë ekselentë.
Berisha, për më shumë detaje, sjell mesazhin e plotë të denoncuesit, që plotësohet me fakte të tjera:
“Përshëndetje doktor. Uroj të jeni mirë. Ju uroj një vit të mbarë.
Qeverisja e kryeministrit piktor, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit ka emëruar nëpërmjet DAP-it, drejtor një të ditëlindjes 1954: Drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit Mjedisor.
Ja qeverisja, që i jep prioritet një pensionisti dhe jo të rinjve. Zotëria në fjalë është ish- koleg i Drejtorit të Përgjithshëm, Edison Konomi, ish-doganier. Të gjithë e dimë që është emërim i Vangjush Dakos.
Ju uroj gjithë të mirat!